Mbretëresha jep aprovimin zyrtar për martesën e Princit Harry me Meghan Markle NULL NULL 15.03.2018 15:47 15.03.2018 15:47 Mbretëresha ka dhënë miratimin zyrtarë për martesën e Princit Harry me Meghan Markle. Përmes një letre drejtuar Keshillit , Lartmadhëria e Saj ka shprehur miratimin për dasmën në ardhje, në mes të nipit të saj dhe të fejuarës së tij. Një letër e ngjashme ishte nënshkruar nga Mbretëresha Elizabeth në vitin 2011 para martesës se Princit William dhe Kate Middleton. Po që se Princi Harry do të ishte martuar pa aprovimin e Mbretëreshës ai dhe pasardhësit e tij nuk do të kishin të drejtë në trashëgiminë e fronit mbretëror. Aktualisht Princi Harry është i pesti në linjën e trashëgimtarëve pas Princeshës Charlotte. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.