Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbretëresha e Spanjës do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës në futbollin e vashave kundër Anglisë

NULL NULL
17.08.2023 21:04
Spanja
Spanja

Mbretëresha e Spanjës, Letizia, do të fluturojë për në Australi, për të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës të së dielës në Sidney, por asnjë anëtarë mbretëror britanik, nuk do të jetë i pranishëm.

Luanët e Anglisë, përballen me Spanjën në atë që është finalja e parë, e të dyja skuadrave në garën e femrave.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Princi William, do të bëjë tifo për skuadrën e Anglisë nga Britania e Madhe, thanë nga Pallati Kensington.

Mësohet, se ai mori vendimin për të shmangur fluturimet në distanca të gjata për një qëndrim shumë të shkurtër në Australi.

Princi e ka bërë trajtimin e ndryshimeve klimatike një nga prioritetet e tij dhe besohet se është i shqetësuar për ndikimin e një udhëtimi të tillë.

Megjithatë, Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll, konfirmoi se Mbretëresha Letizia dhe vajza e saj 16-vjeçare, Infanta Sofia, do të shkonin në finale. Mbreti Felipe është i zënë me detyra të tjera zyrtare dhe nuk do t’u bashkohet atyre, thuhet në një deklaratë.

Federata shtoi se mbretëresha vizitoi ekipin gjatë stërvitjes në qershor dhe mbajti një fjalim para lojtarëve dhe stafit stërvitor.

Princi William vizitoi gjithashtu luaneshat në stërvitje, duke i dorëzuar menaxheres Sarina Wiegman një CBE nderi e që është Urdhri i Perandorisë Britanike.

Femrat e Anglisë janë kampione të Evropës dhe u dhanë medaljet e tyre nga Princi William pas finales së vitit të kaluar në Wembley.

E vetmja finale tjetër e Kupës Botërore të futbollit të Anglisë, gjithashtu në Wembley në 1966, u ndoq nga Mbretëresha Elizabeth II, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme