"Mbretëresha e ka dashur deri në fund nipin e saj Princin Harry" - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Mbretëresha e ka dashur deri në fund nipin e saj Princin Harry”

NULL NULL
22/09/2022

Historiani anglez, njëherësh autor i librit “Queen of Our Times: The Life of Elizabeth II”, Robert Hardman, ka thënë se përkundër prishjes së marrëdhënieve, Mbretëresha, tashmë e ndjerë, “e kishte dashur deri në fund” nipin e saj, Princin Harry.

Hardman ka shtuar, se “përmirësimi i raporteve” me Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it, ishte po ashtu një nga dëshirat e Mbretëreshës Elizabeth, që kur dyshja njoftuan se po hiqnin dorë nga detyrat brenda Pallatit Mbretëror në vitin 2020, shkruan Daily Mail, transmeton KlanKosova.tv.

Marrëdhëniet midis Dukës dhe Dukeshës së Sussex dhe anëtarëve të tjerë të Familjes Mbretërore janë tensionuar që kur Princi Harry dhe Meghan Markle, ishin transferuar në Kaliforni pak para pandemisë së koronavirusit.

Në përçarjen familjare ndikim të madh pati edhe intervista e dyshes, Harry e Markle dhënë për gazetaren, Oprah Winfrey, e cila bëri bujë të madhe në të gjithë globin duke grumbulluar 17.1 milionë shikime në vetëm dy orët e para të transmetimit.

Ajo që më së shumti “tronditi” ata që e përcjellën intervistën si dhe Pallatin Mbretëror, ishin akuzat për racizëm që, Meghan e cila është biraciale dhe Harry gjithashtu, zbuluan se një anëtar i Familjes Mbretërore pyeti se sa e errët do të duket lëkura e djalit të tyre.

Marrëdhëniet mes çiftit dhe Familjes Mbretërore u përkeqësuan akoma më shumë, kur Harry e Meghan nuk morën pjesë në shërbimin përkujtimor të Princit Philip në Westminster Abbey.

Më 12 shkurt të vitit që shkoi, si vendim mbi ndarjen përfundimtare të Princit Harry nga Familja Mbretërore, Mbretëresha i hoqi atij tre titujt kryesorë.

Harry e Markle aktualisht jetojnë në një rezidencë prej 14 milionë dollarësh në Santa Barbara të Kalifornisë, me fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet.

Mbretëresha Elizabeth vdiq në Kështjellën Balmoral më 8 shtator në moshën 96-vjeçe, ndërkohë që djali i saj i madh, Charles mori automatikisht titullin – Mbret.