Mbresa ngatërron gjërat, thotë se “Kosova është shtet qe 23 vjet” (VIDEO) NULL NULL 08.03.2023 00:26 08.03.2023 00:26 Banorja e Big Brother VIP Kosova, Mbresa në ‘podcastin’ e fundit të realizuar në shtëpi, ka folur rreth popullit shqiptar dhe mbështetjen që japim, si një karakteristikë tradicionale e jona. Mbresa ka marrë për shembull këngëtaren shqiptare me famë internacionale, Dua Lipën dhe mbështetjen që shqiptarët ia kishin dhënë që në këngën e parë, derisa në një moment duke folur për Kosovën, ajo ka ngatërruar edhe jetëgjatësinë e saj si shtet. “Mendoj që si popull jemi shumë suportiv. E mbaj mend këngën e parë të Dua Lipës, i kam lexuar komentet dhe 80% kanë qenë të shqiptarëve. E suportojmë njëri-tjetrin shumë. Por, ne e kemi problem sepse kemi pritshmëri të larta, krahasohemi me Zvicrën. Ne jemi shtet qe 23 vjet”, ka thënë Mbresa pos tjerash. Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran më 17 shkurt të vitit 2008, që i bie plot 15 vjet më parë. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Big Brother VIP Besi i Big Brother “harron” aktrimin sfidohet por a ia doli me sukses? (VIDEO) 1 month