Mbresa ngacmon Artanin, thotë se "ai mund të ketë pasur marrëveshje me Artën" (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbresa ngacmon Artanin, thotë se “ai mund të ketë pasur marrëveshje me Artën” (VIDEO)

NULL NULL
01.03.2023 20:15

Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Mbresa e ka pyetur sonte Artanin rreth miqësisë së tij me Artën, jashtë shtëpisë.

“A e ke njohtë Artën para së të hyje këtu?”, ka qenë pyetja e Mbresës drejtuar Artanit, derisa ky i fundit është përgjigjur duke thënë se ishin “takuar një ditë për shkak të performancës që kishin pasur ta shfaqnin në natën e nisjes së spektaklit”.

Por, përgjigjen e Artanit duket se Mbresa me zor e beson, derisa ka shfaqur dyshimet e saj se mund të ketë “ekzistuar ndonjë marrëveshje në mes të tij dhe ish konkurrentes tjetër, Artës”.

“Këta kanë bërë marrëveshje për pesë minuta, imagjino për një ditë”, ka thënë Mbresa, me shaka pos tjerash.

Për të zbuluar më shumë detaje rreth kësaj bisede, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.