Mbresa: Dashuria e njerëzve në rrjete sociale ishte e paimagjinueshme (VIDEO) NULL NULL 20.03.2023 21:31 20.03.2023 21:31 Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Mbresa Hajrullahu, ka thënë se për të nuk ka qenë shumë i lehtë rikthimi në jetën e përditshme pas qëndrimit për disa ditë në shtëpinë më të madhe në vend. Ajo, në Post Big Brother Vip Kosova, ka deklaruar se është ndjerë e lumtur nga mbështetja që e ka marrë nga publiku. “Me përmbledh pak, këto ditë kanë qenë paska të vështira që të kthehem në realitet. Përndryshe dashurinë që njerëzit ma kanë dhënë në rrjete sociale është e paimagjinueshme, edhe mesazhet që njerëzit kanë folur për ankthin”. “Kjo është arsyeja që kam shkuar dhe nuk e do ta ndryshoja kurrë”, ka thënë Hajrullahu.