Lajmet e fundit

Nations League dhuroi edhe një tjetër mbrëmje të zjarrtë futbolli, me tetë duele plot dramë dhe intensitet të zhvilluara në nivele të ndryshme të kompeticionit.
Vëmendja kryesore padyshim ishte te Kombëtarja e Shqipërisë në Ligën C.
Djemtë kuqezi bënë një paraqitje mjaft autoritare duke e mposhtur bindshëm San Marinon si mysafir me shifrat 0-3, një sukses ky që e ngjit Shqipërinë në krye të tabelës, transmeton Klankosova.tv.
Në Ligën A, fuqitë e mëdha nuk zhgënjyen. Spanja tregoi forcën duke e mposhtur thellë Kroacinë me rezultat 4-1, ndërsa Anglia arkëtoi tri pikë me rëndësi në transfertë ndaj Çekisë me një fitore të pastër 0-2.
Në sfidat e Ligës B, Zvicra konfirmoi formën e shkëlqyer edhe pa Granit Xhakën në fushë, duke mposhtur Skocinë midis Glasgow-t me rezultat 0-3.
Në duelin tjetër rajonal, Sllovenia ia thelloi krizën Maqedonisë së Veriut, duke fituar 2-0 në Lubjanë.