7:22, 16 Dhjetor 2019

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) nga komuna e Vushtrrisë, ka njoftuar se sot do të mbahet takimi i nëntëmbëdhjetë i Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike.

Në takim do të jenë pjesëmarrës zyrtarë nga Policia e Kosovës, anëtarët e Komitetit Lokal për Siguri Publike, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ministria për Komunitete dhe Kthim, Ambasada e Norvegjisë në Kosovë,  UNDP-i, ICITAP-i, KFOR-i, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Konkurs Pune

Lexo më shumë