Mblidhen në Klan Kosova, arkitektët amerikanë mbajnë konferencën ndërkombëtare (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mblidhen në Klan Kosova, arkitektët amerikanë mbajnë konferencën ndërkombëtare (FOTO)

NULL NULL
08/04/2018
Instituti Amerikan i Arkitektëve ka organizuar sot për ditën e tretë me radhë konferencën e saj ndërkombëtare e cila po zë vend në Prishtinë.

Në këtë konferencë e cila po mbahet në Qendrën Kulturore të Klan Kosovës, po marrin pjesë arkitektë amerikanë, europianë si dhe studentë shqiptarë të arkitekturës.

Para të pranishmëve arkitekti i kompleksit ‘Kodrina’, Fehrat Bejtullahu ka prezantuar masterplanin për këtë lagje.

Ndërsa më vonë arkitekti i Klan Kosovës, Astrit Nixha, do e prezantojë objektin e televizionit për mysafirët prezentë në këtë konferencë.