Mblidhen 335 mijë euro për të mbijetuarit nga sulmi në Zelandë të Re NULL NULL 15.03.2019 15:29 15.03.2019 15:29 Vetëm pas pak orësh pasi u hap një fond për t’i ndihmuar të mbijetuarit nga sulmi tragjik në Zelandë të Re ku humbën jetën 49 persona, janë mbledhur rreth 335 mijë euro. Ky fond është hapur nga një organizatë bamirëse për t’i mbështetur viktimat në Zelandë të Re dhe kanë marrë pjesë rreth gjashtë mijë donatorë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. “Të gjitha donacionet e dërguara në këtë fond do të shfrytëzohen për t’i ndihmuar dhe mbështetur personat e prekur nga ky incident i tmerrshëm”, ka shkruar kjo organizatë e bamirësisë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.