Lajmet e fundit

Kryeministri Albin Kurti, nuk është përgjigjur se pse nuk është futur në mbledhjen e sotme të Qeverisë Projektligji për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ai është pyetur rreth kësaj çështjeje, pak para mbledhjes së ekzekutivit.
PDK-ja ka mbledhur Grupin Parlamentar për të disktuar për këtë çështje, transmeton Klankosova.tv.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka kritikuar mospërfshirjen në rendin e ditës në mbledhjen e Qeverisë projektligjin për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë të papranueshme dhe të pashpjegueshme, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.