Mbledh 1 mijë e 230 topa futbolli, thyen rekordin Guinness (VIDEO) NULL NULL 25.11.2021 10:54 25.11.2021 10:54 Një tifoz meksikan i futbollit theu rekordin botëror Guinness duke grumbulluar një koleksion prej 1 mijë e 230 topash të ndryshëm futbolli. Rodrigo Romero Saldivar nga Puebla tha se koleksionimin e filloi në vitin 2006, kur po merrte pjesë në Kupën e Botës në Gjermani dhe bleu një top që ai dhe miqtë e tij të mund të luanin kur nuk po shikonin ndeshjet. Koleksioni i tij filloi të rritej teksa blinte topa nga dyqane të ndryshme në Meksikë, dhe më vonë u degëzua në blerjen e topave ndërkombëtarisht në internet dhe duke iu bashkuar grupeve në rrjete sociale të dedikuara për koleksionime. Guinness konfirmoi se koleksioni i Saldivarit arriti rekordin e mëparshëm prej 861 topash futbolli, i cili u vendos nga koleksionisti argjentinas, Fernando Fuglini. Saldivar shtoi se shpreson që rekordi i tij botëror të jetë një frymëzim për të tjerët. “Dua t’u tregoj atyre se gjithçka mund të arrihet nëse e vendos qëllimin, se në jetë askush nuk të jep asgjë, se kam qenë shumë me fat, por kjo sepse e kam kërkuar atë”, deklaroi Sadivar për Guinness. “Fati nuk vjen vetvetiu; ti e gjen dhe nëse e vendos qëllimin dhe lufton për ëndrrat e tua, dyert dhe rrugët bëhen më të lehta”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 26/06/2025