9:30, 30 Maj 2020

Zyrtarisht mbi gjashtë milionë njerëz janë të prekur nga pandemia Covid-19 në tërë botën.

Sipas WorldMeters deri tash 6,035,353 njerëz janë infektuar, 366,928 kanë vdekur teksa janë shëruar 2,662,299 pacientë, njofton Klan Kosova

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zënë vendin e parë me 1,793,530 njerëz të infektuar, 104,542 të vdekur si dhe 519,569 të shëruar.

Brazili zë vendin e dytë me 468,338 të prekur me Covid-19, 27,944 të vdekur dhe 193,181 persona të shëruar.

Vendin e tretë e zë Rusia me 387,623 të infektuar, 4,374 të vdekur teksa janë shëruar  159,257 persona.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 187 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë