Mbi 98 % e zyrtarëve publik deklarojnë pasurinë NULL NULL 13.04.2018 15:45 13.04.2018 15:45 Më shumë se 98 për qind e zyrtarëve të lartë publik e kanë deklaruar pasurinë e tyre në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë, duke përmbyllur kështu procesin një mujor të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë. Në listën e zyrtarëve të lartë publik kanë qenë të përfshirë 4737, prej të cilëve 4651 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë (98.18 %). Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 49 zyrtarë të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 6 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, kurse 31 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani. Po ashtu, ju njoftojmë se 12 zyrtarë të lartë publik nuk i kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë gjatë afatit të rregullt vjetor, sepse të njëjtit kanë deklaruar pasurinë në dhjetor të vitit 2017 me marrjen e detyrës në pozitën anëtarit në Kuvendin Komunal respektiv. Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje zyrtarëve që janë të përfshirë në listat e publikuara që në një afat sa më të shkurtër të kontaktojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit (038 518 912 ose 200 10 731) në rast se pretendojnë për ndonjë pasaktësi eventuale. Tabela e procesit të deklarimit të pasurisë Lista e zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë, lista e zyrtarëve që kanë deklaruar pas afatit, si dhe lista e zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 8 minuta më parë