Mbi 800 policë të angazhuar në sigurinë e institucioneve arsimore NULL NULL 16.09.2019 16:40 16.09.2019 16:40 Në ditën e parë të vitit shkollor, Policia e Shtetit bëri të ditur planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë. Pranë çdo shkolle do të ketë prezencë të shtuar të efektivëve të rendit, të qarkullimit rrugor si dhe të policisë bashkiake. Prindërit që shoqërojnë fëmijët e tyre me automjet nuk do të lejohet të parkojnë ose të qëndrojnë në hyrje të institucioneve shkollore. Policia rrugore dhe ajo bashkiake ishte angazhuar për normalizimin e qarkullimit të trafikut në shkollat ku ka një numër të lartë nxënësish. Masat e marra nga Policia e Shtetit për fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020 i bëri të ditur Drejtori i Rendit Publik Albert Dervishi. Sipas Dervishit specialistët e krimeve do të mbajnë kontakte me rojet e private të shkollave për të parandalimin e përdorimit të lëndëve narkotike nga nxënësit dhe të sendeve të ndaluara. Një fokusi i veçantë këtë vit shkollor për Policinë e Shtetit janë shkollat e mesme. Në fund Dervishaj shtoi se, në bashkëpunim me bashkitë do të vendosen pranë çdo shkolle sinjalistika vertikale dhe horizontale për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vetëvendosja shtrin rrënjët e punësimit në shkollat e Gjilanit, drejtoresha e Arsimit i ik Kiks Kosovës (VIDEO) 3 minuta më parë
Kosova Mësimdhënësi mbetet pa punë, vendin ia zë familjarja e Sami Kurteshit (VIDEO) 9 minuta më parë
Kosova Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: Për ne Kosova është e pavarur, partner dhe fqinj i besueshëm 19 minuta më parë