17:08, 6 Prill 2020

Zyrtarisht mbi 70 mijë njerëz kanë vdekur në botë nga virusi korona.

Kjo bëhet e ditur në Worldmeters, ku aktualisht janë 1,289,843 janë të infektuar, 70,631 të vdekur dhe 272,118 të shëruar, njofton Klan Kosova

Italia prin me numrin e të vdekurve me 15.887 viktima deri më tani, teksa ka 128.948 persona të infektuar dhe 91.226 të shëruar.

Spanja ka 13.055 të vdekur, 135.032 të infektuar dhe 40.437 të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditet e treta me 9.633 vdekje të konfirmuara. Me gjithsej 337.072 njerëz të infektuar dhe 17.977 të shëruar.

Pas përhapjes në Kinë për herë të parë në dhjetor COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, është përhapur në të paktën 181 shtete dhe rajone në të gjithë botën, me epiqendrën e tij duke kaluar në Evropë.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë