Mbi 600 forca serbe po kërkojnë të dyshuarin për sulmin e dytë masiv - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi 600 forca serbe po kërkojnë të dyshuarin për sulmin e dytë masiv

NULL NULL
05.05.2023 07:30

Mbi 600 anëtarë të Forcave Speciale Serbe janë duke kërkuar për 21-vjeçarin e identifikuar si Uros B, i dyshuar për sulmin masiv të mbrëmshëm në Dubonë ku mbetën të vrarë tetë persona dhe 13 të tjerë të plagosur.

Policia ka rrethuar zonën ku dyshon se ai fshihet, sipas kanalit N1 të CNN. Të gjitha njësitë speciale të policisë janë të angazhuara, duke përfshirë një njësi kundër terrorizmit, njësi helikopterësh dhe forca policore nga qytetet e Beogradit dhe Smederevës, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ministria e Brendshme konfirmoi për CNN se këtë incident po e trajtojnë si një akt terrorizmi të brendshëm, por nuk specifikuan më shumë detaje.

Kujtojmë se sulmi i mbrëmshëm është i dyti i këtij lloji pasi të mërkurën një fëmijë 13-vjeç dyshohet se la të vdekur tetë fëmijë dhe rojen e një shkolle në Beograd.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Tjetër rast i të shtënave masive në Serbi, tetë të vrarë e 13 të plagosur