Mbi 50 njerëz në Mali, vend ku Shteti Islamik dhe Al-Kaida janë të pranishëm NULL NULL 08.02.2025 13:40 08.02.2025 13:40 Më shumë se 50 njerëz u vranë pranë qytetit verilindor të Malit, Gao, të premten, pasi sulmuesit e armatosur i zunë pritë kolonës së tyre dhe eskortës së ushtrisë së tyre, thanë një zyrtar lokal. Sulmuesit goditën pranë fshatit Kobe, rreth 30 kilometra nga Gao, në një rajon ku degët e Shtetit Islamik dhe Al Kaida kanë qenë aktive për më shumë se një dekadë, duke destabilizuar Malin dhe fqinjët e tij Burkina Faso dhe Niger. “Njerëzit u hodhën nga automjetet për të ikur. Kishte shumë civilë të vdekur dhe të plagosur,” tha zyrtari lokal të shtunën, duke folur në kushte anonimiteti për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Deri në 56 trupa u regjistruan në spitalin në Gao, tha zyrtari, duke shtuar se kishte gjithashtu ka një numër të panjohur të viktimave ushtarake. Ushtria Maliane nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Një banor i Gaos tha gjithashtu se rreth 50 u vranë dhe automjetet u dogjën. Sulmet vdekjeprurëse janë bërë aq të shpeshta sa që ushtria organizon përcjellje pothuajse të përditshme, tha banori, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vuçiqi për marrëveshjen KS-AL-HR: E kemi kuptuar mesazhin e tyre – ne do të mbrohemi 5 minuta më parë