Mbi 48 mijë persona nga Kosova e vizituan Shqipërinë gjatë tre ditëve të kaluara NULL NULL 12.04.2021 18:29 12.04.2021 18:29 48 mijë e 621 qytetarë nga Kosova kanë vizatuar Shqipërinë vetëm të premten, të shtunën dhe të dielën. Kështu u bë e ditur nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në një përgjigje dërguar për Klan Kosova. Vetëm të dielën në hyrje dhe daljet e pikave kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 47 mijë e 83 persona. Në pikën kufitare në Vermicë kanë hyrë 26 mijë e 267 qytetarë, ndërsa në dalje janë kontrolluar 15 mijë e 939 persona. Ndërsa në total të dielën në Kosovë kanë hyrë 28 mijë e 665 persona, njofton Klan Kosova. Në pikën kufitare Vermicë, Qafë e Prushtit, Qafë e Morinës dhe Dragash janë kontrolluar 12 mijë e 702 vetura. Prej tyre 7 mijë e 754 në hyrje të pikave kufitare dhe 4 mijë e 943 në dalje. Ndërkaq të shtunën në hyrje dhe dalje të pikave kufitare janë kontrolluar 24 mijë e 221 persona. Nëntë mijë e 445 persona janë kontrolluar në hyrje dhe 14 mijë e 776 në dalje. Kurse të premten në gjitha pikat kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 23 mijë e 255 persona, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë