Mbi 43 mijë e 500 të vdekur vetëm në Turqi nga tërmeti NULL NULL 23.02.2023 09:40 23.02.2023 09:40 Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi është rritur në 43 mijë e 556. Pas tërmetit të parë që goditi provincën Kahramanmaras me magnitudë 7.7 ballë, sipas TRT Haber, vendi u përball edhe me 7 mijë e 930 pasdotije, teksa shkalla e dëmeve ka tejkaluar 75 përqindëshin. Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se ata janë përgjegjës për secilin qytetar që tashmë ka humbur jetën. “Kjo traumë mund të kalohet vetëm me unitet dhe solidaritet të madh. Ne do të dalim më të fortë nga kjo. Kemi trishtim, qytetet tona janë shkatërruar, por kjo nuk bën që shpresa jonë të zhduket. Këtu ne duhet ta mbajmë gjallë këtë shpresë, më shumë se kurrë. Ne duhet të punojmë edhe më shumë”, është shprehur Soylu, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se vlerësimi i dëmeve mund të shkojë deri në 80 për qind, teksa shtoi se “të thuash se e ekzagjerojmë tërmetin, do të thotë të lëmë mënjanë mëshirën, ndërgjegjen dhe arsyen”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konjufca: Pa kryeministër nuk bëhet Asociacioni - e lë karrigen dhe dal në rrugë për ta ndalur 09/02/2023
Kosova Shikoni momentin kur FSK nxjerr të gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi nënën e dyvjeçares (VIDEO) 09/02/2023