Mbi 4000 kërkesa për leje qëndrim në Kosovë NULL NULL 24.09.2020 14:59 24.09.2020 14:59 Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu e ka vizituar Divizionin për të Huaj, Viza dhe Leje Qëndrimi për të parë për së afërmi punën e këtij divizioni i cili funksionon në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen për aplikimet për shtetësi. “U njoftova me punën dhe procesin e aplikimit dhe u sigurova që kriteret dhe kërkesat ligjore janë dhe do të respektohen në të gjitha rastet pa dallim. Gjatë vitit 2019 ky divizion ka shqyrtuar 6800 kërkesa për leje qëndrim dhe 1444 kërkesa për viza, ndërsa deri më tani në vitin 2020 ka shqyrtuar mbi 4000 kërkesa për leje qëndrim”, ka shkruar Veliu në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë