Mbi 24 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri NULL NULL 11.02.2023 08:18 11.02.2023 08:18 Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri arriti në 24 mijë ndërsa ekipet e shpëtimit vazhduan të punojnë gjatë gjithë kohës për të gjetur të mbijetuarit. Në Turqi, numri i viktimave është rritur në 20 mijë e 665, ka thënë Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD). Ai tha se rreth 93 mijë viktima janë evakuuar nga zona e tërmetit në Turqinë jugore dhe se më shumë se 166 mijë personel janë përfshirë në përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës. Ndërkohë në Siri janë raportuar më shumë se tremijë e 500 të vdekur. Të paktën 870 mijë njerëz kishin nevojë urgjente për ushqim në të dy vendet pas tërmetit. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj nga Fushë Kosova: Ditën që e marr qeverinë, s’do guxojë askush të nga ngucë – as në veri as në jug 14 minuta më parë