Mbi 210 mijë ndërtesa u shembën dhe u dëmtuan nga tërmetet në Turqi NULL NULL 03.03.2023 20:16 03.03.2023 20:16 Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, ka bërë të ditur se mbi 214 mijë ndërtesa janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet shkatërruese të muajit të kaluar në jug të vendit. “Deri në këtë moment, ne kemi përcaktuar 608 mijë sektorë të pavarur në 214 mijë ndërtesa që janë shembur ose janë dëmtuar rëndë dhe do të rrëzohen”, tha Erdogan. Erdogan theksoi se sapo të përfundojnë vlerësimet e dëmeve, do të njoftohet edhe numri i ndërtesave të reja të banimit dhe shtëpive që do të ndërtohen në qytetet e prekura nga tërmeti, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv. Ai po ashtu njoftoi se ndërtesat e reja nuk do të jenë më të larta se tre apo katër kate. “Ne synojmë t’i ringjallim qytetet tona të lashta duke i mbajtur gjallë asetet tona historike dhe kulturore dhe gjithashtu do t’i përforcojmë ato kundër fatkeqësive”, tha Erdoğan. Si pasojë e dy tërmeteve të 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë me qendër në Kahramanmaraş, humbën jetën mbi 45 mijë njerëz, ndërsa u prekën mbi 13 milionë njerëz në 11 provinca. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Lajme Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë 2 months