Mbi 200 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani ushtarak në Algjeri NULL NULL 11.04.2018 10:46 11.04.2018 10:46 Nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak në Algjeri kanë mbetur të vdekur mbi 200 persona. Ky aeroplan është përplasur për toke afër aeroportit të Boufarik, më pak se 25 kilometra nga kryeqyteti algjerian, shkruan Sun, përcjell Klan Kosova. Aeroplani ishte duke bartur trupa ushtarake dhe pajisje në momentin e përplasjes rreth orës 08:00 të mëngjesit. Mbi 14 ambulanca kanë dalë në vendin ku është rrëzuar aeroplani, prej nga ku janë nxjerr trupa të njerëzve. Të gjitha rrugët për në aeroport janë bllokuar në mënyrë që shërbimet emergjente të ndërhyjnë më lehtë. Ushtria e Algjerisë ka njoftuar se nuk ka asnjë të mbijetuar./Klan Kosova/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Camaj: Me rastin e fundit kemi mësuar se Serbia ka qenë dhe do të jetë "mollë sherri" (VIDEO) 30/09/2023
Kosova Policia pa shtesa të rrezikshmërisë dhe sigurim shëndetësor, Zeqiri: Është momenti për t’i hapur sytë qeveritarët (VIDEO) 29/09/2023
Kosova Rama i bashkohet thirrjes së ShBA-së për shtensionim në kufirin Kosovë – Serbi: Liderët e dy vendeve të veprojnë me maturi 29/09/2023