Mbi 1700 të vdekur, gjersa Turqia përballet me tërmetin e dytë NULL NULL 06.02.2023 14:51 06.02.2023 14:51 Të paktën 1700 njerëz besohet të kenë vdekur pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë. Numri i konfirmuar i vdekjeve nga tërmeti i mëngjesit të sotëm në Turqi është rritur në 1014, tha kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit. Numri i të vdekurve në Siri tani është 783, sipas agjencisë së lajmeve AFP, e cila ka kombinuar shifrat nga autoritetet në zonat e kontrolluara nga qeveria me ato të grupit të shpëtimit Helmetat e Bardha në zonat e kontrolluara nga rebelët. Shifrat e sjellin totalin e kombinuar në të paktën 1797.