Mbi 114 milionë të infektuar dhe rreth 90 milionë njerëz të shëruar nga COVID-19 në botë

Mbi 114 milionë të infektuar dhe rreth 90 milionë njerëz të shëruar nga COVID-19 në botë

NULL NULL
1 month më parë

Teksa infektimet me koronavirus po vazhdojnë të rriten anë e mbanë botës, njësoj po rritet edhe numri i pacientëve që po shërohen.

Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 114 milionë e 260 mijë e 431 persona, kanë vdekur 2 milionë e 534 mijë e 398 persona dhe janë shëruar 89 milionë e 823 mijë e 329 pacientë, njofton Klan Kosova

Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 29 milionë e 187 mijë e 062 të infektuar, 524 mijë e 383 pacientë të vdekur dhe 19 milionë e 593 mijë e 781 të shëruar.

Vendin e dytë e zë India me 11 milionë e 96 mijë e 440 të prekur, 157 mijë e 87 viktima dhe 10 milionë e 773 mijë e 275 të shëruar.

Brazili zë vendin e tretë me 10 milionë e 457 mijë e 794 të infektuar, 252 mijë e 988 të vdekur dhe 9 milionë e 355 mijë e 974 të shëruar.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa.