Mbi 103 miliardë dollarë dëmet nga tërmetet në Turqi NULL NULL 17.03.2023 20:13 17.03.2023 20:13 Ministria e Financave të Turqisë bëri të ditur se dëmet e shkaktuara nga tërmetet katastrofike në Turqi në fillim të shkurtit kanë arritur shifrën e 103.6 miliardë dollarëve, që është rreth nëntë për qind e PBB-së së parashikuar për vitin 2023. Kjo shumë është gjashtë herë më e lartë se dëmi i shkaktuar pas tërmetit në Marmara në 1999, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv. Pjesa më e madhe e dëmeve, 54,9 për qind, është shkaktuar në objektet e banimit, në vlerën 56,9 miliardë dollarë. Dëmet në objektet publike infrastrukturore dhe komunale janë 12.9 miliardë dollarë, ndërsa në sektorin ekonomik dëmi është 11.8 miliardë dollarë. Kjo shifër përfshin dëmet e shkaktuara në energji, turizëm, shëndetësi, arsim dhe sektorë të tjerë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS