Mbi 100 mijë viktima nga COVID-19 në Gjermani

Mbi 100 mijë viktima nga COVID-19 në Gjermani

NULL NULL
2 weeks më parë

Sipas shifrave zyrtare të publikuara këtë të enjte Gjermani ka tejkaluar 100 mijë viktima nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Agjencia gjermane e kontrollit të sëmundjeve tha se regjistroi 351 vdekje nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 100 mijë e 119 viktima, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Në Evropë, Gjermania është vendi i pestë që kalon këtë pikë, pas Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës.

Nga Instituti Robert Koch thuhet se Gjermania gjithashtu vendosi një rekord për rastet e konfirmuara ditore me 75 mijë e 961 raste të reja.

Që nga fillimi i pandemisë, Gjermania ka regjistruar mbi 5.57 milionë raste të konfirmuara me COVID-19.

Rritja e rasteve bëri që qeveria e re gjermane të mërkurën të njoftojë krijimin e një grupi të ri të përhershëm ekspertësh për të këshilluar zyrtarët se si të trajtojnë pandeminë.

Megjithatë, spitalet kanë paralajmëruar se shtretërit e kujdesit intensiv po mbushen dhe disa objekte në jug dhe lindje të vendit kanë filluar të transferojnë pacientë në rajone të tjera.

Qeveria u ka kërkuar njerëzve që janë vaksinuar më shumë se gjashtë muaj më parë të marrin dozën përforcuese, dhe ata që nuk janë vaksinuar fare ende të marrin vaksinën e tyre të parë.

Zyrtarët thonë se 68.1 përqind e 83 milionë banorëve të Gjermanisë janë plotësisht të vaksinuar, shumë më poshtë nivelit minimal prej 75 përqind që qeveria ka synuar.