Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi 10 mijë rusë paraqiten për t’u regjistruar si rezervistë

NULL NULL
22.09.2022 23:26
FILE PHOTO: Russian service members march during a military parade on Victory Day, which marks the 76th anniversary of the victory over Nazi Germany in World War Two, in Red Square in central Moscow, Russia May 9, 2021. REUTERS/Maxim Shemetov/File Photo

Në 24 orët e para që kur Rusia urdhëroi një mobilizim të pjesshëm, agjencitë ruse të lajmeve po raportojnë se 10 mijë rezervistë janë paraqitur për t’u regjistruar.

Agjencia ruse e lajmeve RIA tha se ata janë të gjithë vullnetarë që nuk kanë pritur për letrat e thirrjes dhe kanë mbërritur në zyrat e regjistrimit ushtarak, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se 300 mijë rezervistë do të dërgohen në Ukrainë për të mbështetur konfliktin atje.

Ukraina ka bërë së fundmi fitime të konsiderueshme në zonat veriore të pushtuara më parë nga Rusia, duke zemëruar Kremlinin.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.