Mbi 1 milion euro për ndërtimin e QKMF-së në Shtime NULL NULL 15.03.2023 15:49 15.03.2023 15:49 1 milion e 250 mijë euro është vlera e projektit për ndertimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime. Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua në mes të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarit të kësaj komune, Qemajl Aliu. Afati i realizimit të këtij projekti është viti 2025. “Ky projekt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës se infrastrukturës së kujdesit shëndetësor. Përmes këtij investimi do të arrihet, përmirësimin i cilësisë në shërbimet shëndetësore, përmirësimin e kushteve për personelin shëndetësor si dhe rritja e performancës së shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë përcjell Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 06/02/2023