Lajmet e fundit

Banorët e fshatit Llojzë të komunës së Ferizajt, tash e sa kohë po përballen me disa telashe.
Një qytetar, përmes një interviste në emisionin “Fol me Arin”, bëri të ditur se banorët po kanë probleme të dukshme me mbeturinat dhe ujin e pijshëm, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, banorët po detyrohen të bartin ujë nga Jezerci. Sa i përket mbeturinave, ai pretendon se ato vijnë nga gjithandej komunës.
Nëse këto telashe nuk marrin fund, ky banor thotë se ndihen të detyruar ta lëshojnë fshatin.