Mbetjet mortore në Pogragjë të Gjilanit: Po ekzaminohen nëse i takojnë luftës së fundit NULL NULL 28.03.2023 18:37 28.03.2023 18:37 Disa mbetje mortore janë gjetur gjatë së hënës në fshatin Pogragjë të Gjilanit. Ka dyshime se ato mund t’i takojnë luftës së fundit në Kosovë. Mirëpo, kjo mbetet të konfirmohet pas rezultatit të ekzaminimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Kështu thuhet në një përgjigje nga Policia e Kosovës për Klankosova.tv “Lidhur me gjetjet eshtërore në Pogragjë-Gjilan, Policia e Kosovës, përmes Njësisë kompetente për Hetimin e Personave të Zhdukur, sot kanë realizuar vendshiqimin e vendit të ngjarjes, dhe eshtrat e tërhequra janë dorëzuar në IML për vlerësim në mënyrë që të konstatohet nëse janë të periudhës së luftës, gjë që mund të konfirmohet vetëm pas rezultatit të ekzaminimit”, thuhet në përgjigje/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. Gjenden mbetje mortore në Pogragjë të Gjilanit *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.