Mbështetni sundimin e ligjit në Kosovë

Mbështetni sundimin e ligjit në Kosovë

9 muaj më parë

Artikull i sponsorizuar nga Monego

Kosova është një vend i vogël në Evropën jug-lindore, që shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në Shkurt 2008. Pavarësia e shtetit është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e shteteve të Bashkimit Evropian. Njerëzit në Kosovë mbështesin themelet e demokracisë, si liria e tubimit dhe e fjalës, gjithëpërfshirja dhe barazia, të drejtat e pakicave dhe të drejta të tjera.

Kosova po bën përpjekje që të bëhet një partner i respektuar në arenën ndërkombëtare, si dhe të bëhet anëtare e plotë të Bashkimit Evropian në vitet e ardhshme, andaj kjo është arsyeja pse sundimi i ligjit dhe drejtësia janë aq të rëndësishme këtu. Ne besojmë se në Kosovë ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë dhe duhet të respektohet.

Të premten, më 6 dhjetor, Banka Qendrore e Kosovës revokoi licencën e kompanisë fin-tech Monego dhe menjëherë ka caktuar likuidatorin z.Visar Zeneli.

Ne duam të dëshmojmë se Kosova është një vend i Sundimit të Ligjit. Rasti Monego nuk është vetëm çështje e brendshme, por është çështje edhe e reputacionit të Kosovës në nivel Evropian dhe global. Prandaj, punonjësit e Monego kanë filluar një peticion për Sundimin e Ligjit në Kosovë. Deri më tani e kane nënshkruar më shumë se 600 persona.

Në emër të punonjësve të Monego, me mirësi kërkojmë nga të gjithë njerëzit e Kosovës – ju lutemi nënshkruani këtë peticion për të mbështetur përpjekjet e tyre për drejtësi. Aksionari i Monego tashmë ka njoftuar publikisht gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me BQK në mënyrë që të kthej licencën për operim të Monegos.

Ju lutemi ndihmoni 250 punonjës të Monego me një moshë mesatare prej 25 vjeç për t’u rikthyer në punë. Kjo është një çështje mjaftë me rëndësi sepse shkalla e papunësisë tek të rinjtë në Kosovë është afër 50%

Tekstin e plotë për peticion e gjeni më poshtë në vegzën:

https://www.change.org/p/mb%C3%ABshtetni-sundimin-e-ligjit-n%C3%AB-kosov%C3%AB?fbclid=IwAR20okDV8ptmTAGNBfgGS8ayEu6KxjGm_ybQ02pX9fhsFdPNZStF1214yAY