14:48, 28 Maj 2020

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka zbuluar që dy idhujt e tij të futbollit janë Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane.

“Idhulli im i parë ka qenë Zinedine Zidane për gjithçka që ka arritur me ekipin kombëtar. Dhe pastaj ka qenë Ronaldo”, ka thënë Mbappe për Daily Mirror.

“Cristiano ka fituar aq shumë dhe vazhdon që të jetë fitimtar edhe pas kaq sukseseve”.

Për më tepër, ylli francez ka thënë se dëshiron që sikur ata edhe ai të lë shenjë në historinë e fubtollit.

“Të dy kanë lënë shenjë në historinë e lojës, dhe dua që ta lë kaptinën time në librat e historisë”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë