Tronditet Barcelona, përsëri Mbappe për 0-2 NULL NULL 11.05.2025 16:30 11.05.2025 16:30 Real Madridi e ka dyfishuar epërsinë ndaj Barcelonës në derbin që mund të jetë vendimtare për titull të kampionit. Golin e dytë për Realin e shënoi Kylian Mbappe, i cili realizoi brenda nëntë minutave dy herë në “El Clasico”. Golin e parë, francezi e shënoi në minutën e pestë të takimit nga pika e bardhë, ndërsa rezultatin e dyfishoi në minutën e 14-të të ballafaqimit, njofton Klankosova.tv. Me këtë rezultat, Barça gjendet në vendin e parë me 79 pikë, kurse Reali është në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak. Ndeshjen mund ta ndiqni në platformën kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion, në kanalin Sport1. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025