Mbappe pas ndeshjes me Bayern: S'jam këtu për t'u fshehur (VIDEO)

Mbappe pas ndeshjes me Bayern: S’jam këtu për t’u fshehur (VIDEO)

NULL NULL
1 week më parë

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, i ka realizuar dy gola në ndeshjen që është zhvilluar të mërkurën ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.

Golat e shënuara nga 22 vjeçari kanë ndihmuar në fitoren me rezultat 3:2 ndaj skuadrës bavareze, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

“Ne ishim solid dhe dinim të bënim dëm në momentet tona të forta. Ne do të sulmojmë në ndeshjen e dytë me të njëjtën vendosmëri”.

“Siç thashë në Barcelonë, më pëlqejnë këto lloj ndeshjesh. Unë nuk isha gjithmonë i qeshur, por nuk jam këtu për t’u fshehur”.

“Më pëlqen të luaj në këto lloj ndeshjesh dhe të jem vendimtar”.

klankosova.tv