9:43, 9 Nëntor 2019

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, njihet si një tifoz i madh i sulmuesit francez, Kylian Mbappe.

Së fundmi është raportuar se ylli francez mund t’i bashkohet klubit Liverpool, por menaxheri Klopp e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Pavarësisht se Klopp është një admirues i futbollistit 20 vjeçar, ai ka thënë se Liverpool thjesht nuk mund ta përballojë ta nënshkruajë futbollistin në fjalë.

“Nga një këndvështrim sportiv, ka shumë arsye për ta nënshkruar Mbappen duke e ditur se çfarë lojtari është ai”.

“Por kur bëhet fjalë për paratë – natyrisht se nuk ka shanse. Absolutisht nuk ka shanse dhe mua më vjen keq që më duhet ta vrasë këtë histori”.

“Nuk mendoj se ka ndonjë klub në botë që mund ta blejë Kylian Mbappe nga PSG”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë