Mbappe i vetmi rrezik i Messi për “Këpucën e artë” NULL NULL 15.04.2019 23:32 15.04.2019 23:32 Lionel Messi duket i pacënuar në garën për të fituar Këpucën e Artë në Europë, si golashënuesi më i mirë i kampionateve elitare në Kontinentin e Vjetër. “Ylli” i Barcelonës, edhe pse nuk luajti në sfidën me Huescan në trasfertë, ruan distancën prej 6 pikësh me Kylian Mbappe, që është ndjekësi më i afërt (33 me 27). Nëse Messi ka edhe 6 takime në dispozicion deri në fund të La Ligas, ndërsa për talentin e PSG-së, që nuk arriti të shënonte në humbjen turpëruese 5-1 ndaj Lilles, kanë mbetur edhe 7 ndeshje për ta rikuperuar distancën e krijuar. Gjithsesi, Mbappe mbetet një kërcënim, pasi PSG është eliminuar nga Championsi dhe trajneri Tuchel nuk ka nevojë të bëjë rotacion në skuadër, ndërsa Barcelona, nëse eliminon Manchester United, me sigurinë që i jep distanca e konsiderueshme që ka krijuar në kampionat ndaj Atleticos, mund t’i japë mundësi Messit të pushojë më shumë. Golashënuesit më të mirë: 1 – Lionel Messi 33 gola (La Liga) 2 – Kylian Mbappe 27 gola (Ligue 1) 3 – Fabio Qagliarella 22 gola (Seria A) 4 – Robert Lewandowski 21 gola (Bundesliga) 5 – Sergio Aguero 19 gola (Premier League) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.