Mbajtja e kafshëve në zyre e rritë produktivitetin dhe largon stresin NULL NULL 12.01.2020 13:00 12.01.2020 13:00 Kafshët shtëpiake veçse njihen se i bëjnë pronarët e tyre më të lumtur, por periudha e vështirë vie kur pronari duhet të shkojë në punë! Sidoqoftë, shumë kompani tani janë duke e kuptuar se sa të rëndësishëm janë kafshët për lumturinë e punëtorëve. Përgjatë dekadës së fundit, kompanitë kanë filluar t’i hapin dyert e zyrave për kafshët shtëpiake të punëtorëve – ide e cila ka sjell rezultate të shkëlqyeshme. Ekspertët e kanë analizuar këtë veprim dhe kanë konstatuar se mbajtja e kafshëve në zyre faktikisht e redukton stresin duke i zvogëluar nivelet e kortizolit – hormoni i stresit. Gjithashtu, ndryshe nga ç’mund të mendoni, shpërqendrimet e vogla në zyre nga kafsha jua rrisin disponimin, gjë e cila ju inkurajon të performoni në nivele optimale dhe rrjedhimisht e rritë produktivitetin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.