“Mbajtja e Haradinajt s’ka të bëjë me të kaluarën e tij, por me qëndrimet e tanishme” - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Mbajtja e Haradinajt s’ka të bëjë me të kaluarën e tij, por me qëndrimet e tanishme”

NULL NULL
26/02/2017

Ramush Haradinaj ka gati dy muaj që po mbahet në Francë nga autoritetet franceze, pasi u burgos për shkak të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në Interpol, ku Haradinaj akuzohet për krime lufte gjatë viteve 1998/99 në Kosovë, por sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lideri i tyre po mbahet në Francë për diçka tjetër.

“Mbajtja e tij tash e dy muaj, nuk ka asnjë lidhje as me drejtësinë as me të shkuarën e Haradinajt, por me qëndrimet e tij parimore në raport me zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën”, është thënë në një deklaratë të lëshuar nga Këshillit Drejtues i AAK-së, njofton Klan Kosova.

“Iu bëjmë me dije të gjithëve se Ramush Haradinaj nuk është vetëm dhe zvarritja e lirimit të tij, mund të prodhojë pasoja të rënda për paqen dhe stabilitetin”.

“Kjo farsë gjyqësore me Haradinajn duhet të marrë fund menjëherë. Kërkojmë nga autoritet franceze që të mos vihen në shërbim të Serbisë, e cila është kthyer në mendësinë e vjeter dhe po don që sërish të shkaktojë trazira në Ballkan”.

“Autoritetet e Kosovës ndërkaq, duhet që me urgjence të vihen në lëvizje, sepse ndalja e Haradinajt nuk ka të bëjë me individin por është sulm ordiner mbi të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës”.

“AAK dhe shqiptarët, nuk do të qetësohen përderisa ai të mos i kthehet vendit të tij dhe punëve që e presin në Kosovë”.

Për më tepër, partia e Haradinajt kanë shtuar se ndalja e “mëtejshme e Ramush Haradinaj në Francë, tash e tutje e konsiderojmë kidnapim të pastër politik”.

Në AAK janë të bindur se “Haradinaj është ndaluar në Francë pas ndërhyrjes së Serbisë dhe në bashkëpunim me kundërshtarët e Kosovës”.

“Nëse institucionet e Kosovës do të rezultojnë të pafuqishme në veprim, atëherë fatet e kësaj çështjeje do t’i marrë në dorë populli. Kosova ka dhënë boll për stabilitetin rajonal dhe nuk mund të japë më”.

klankosova.tv