18:24, 10 Tetor 2019

Moti i paqëndrueshëm, luhatjet e temperaturave, qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente të mbyllura dhe virozat në ajër… jemi në sezonin e gripit ndaj disa sjellje tuajat duhet të ndryshojnë (kjo në favor të shëndetit tuaj). Pas një kërkimi të zhvilluar nga Universiteti i Kardifit, në Britaninë e Madhe, gjysma e grave të intervistuara dhe dy të tretat e mamave pranuan se me apo pa dashje, në çantat apo xhepat e tyre kishte gjithmonë shami letre të përdorura. Sipas drejtuesve të kërkimit, viruset e zakonshme të të ftohtit apo rrufës mund të jetojnë deri në 48 orë, nëse gjejnë një mjedis të ngrohtë si çanta apo xhepi dhe mund të përhapen menjëherë në të gjitha objektet që gjejnë aty. Veç ketij gabimi duhet te shmangin dhe këta të tjerët në mënyrë që t’i rrimë gripit sa më larg !

-Harroji rregullat e “mirësjelljes”. Asgjë nuk vlen sa shëndeti yt apo i familjarëve të tu. Refuzo përqafimet e takimet me njerëz të sëmurë apo ardhjen e tyre në shtëpi. Me mirësjellje, kuptohet.
-Laji duart disa herë në ditë, të paktën për 20 sekonda çdo herë.
-Dezinfektoji duart pas prekjes së dorezave në dyert e tualeteve publike, pas takimit me njerëz të sëmurë, pas frekuentimit të internet-kafeve, etj.
-Mos i fërko sytë me dorë, madje mundohu ta prekësh fytyrën sa më pak.
-Pastroji thonjtë, sepse janë një vend ku mikrobet strehohen me shumë dëshirë.
-Gjërat e tua personale ruaji si të tilla.(mos i ndani me të tjerët)
-Ajros shtëpinë dhe vendin e punës çdo herë që ke mundësi.Qëndrimi në ambiente të mbyllura për një kohë të gjatë rrit rrezikun për t’u prekur nga patogjenët që qarkullojnë në ajër, shkruan living.
-Hidh menjëherë çdo shami letre që përdor.
– Asnjëherë mos e ngroh apo ftoh më shumë se ç`duhet mjedisin ku qëndron.
-Ndërro peshqirët e duarve e të fytyrës çdo 2-3 ditë dhe laji me ujë të nxehtë.
-Pusho dhe mbi të gjitha, fli. Një trup i lodhur nuk ka asnjëherë fuqinë e duhur për t’iu kundërvënë një infeksioni.

Konkurs Pune

Lexo më shumë