“Mbaje trupin drejt, njëqind herë të kam thënë” – A po “dyshon” Vivien që Getinjo është ‘Spiderman’? (VIDEO) NULL NULL 01.02.2023 22:23 01.02.2023 22:23 Ish banori i Big Brother VIP Kosova, Getinjo, i cili për momentin po qëndron brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, i fshehur në rrobat e ‘Spiderman’, duket se ka “dështuar” ta luaj më së miri rolin e tij. Kjo pasi që Vivien që njëkohësisht është e dashura e rep artistit, duket ta ketë vënë re se pas ‘Spiderman’ qëndron pikërisht Getinjo. Përderisa ‘Spiderman’ ishte duke shkuar nga kuzhina për në dhomën e gjumit, Vivien e ka kritikuar për ecjen si në kohën kur Getinjo ishte pjesë e BBVK-së, duke i thënë “mbaje trupin drejt, njëqind herë të kam thënë”. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Big Brother VIP Nuk e mbaruan në kohë, por nuk u dorëzuan - banorët përfundojnë sfidën e Art Motion (VIDEO) 2 months