15:26, 10 Korrik 2020

Ministria e Arsimit ka organizuar sot Provimin e Maturës për nxënësit, të cilët janë pranuar në universitetet jashtë Kosovës dhe u janë kërkuar edhe pikët në Testin e Maturës.

“Me vendim të Këshillit Shtetëror të Maturës (KShM), provimi është mbajtur për 103 nxënës të paraqitur për të hyrë në Testin e Maturës, e që si dëshmi e kanë pasur dokumentin e pranimit në universitete ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

“Testimi i këtyre maturantëve është organizuar në dy qendra: në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku janë testuar 61 nxënës nga disa rajone të Kosovës dhe në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren, ku testit i janë nënshtruar 42 maturantë nga kjo komunë”.

Provimi i Maturës për këta nxënës thuhet se ka shkuar sipas planifikimit dhe duke i respektuar të gjitha masat e rekomanduara nga IKShP dhe MSh për mbrojtje nga virusi COVID-19.

“Rezultatet për nxënësit e testuar sot do të bëhen publike të hënën, 13 korrik 2020”.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë