Mbahet simpoziumi “Epilepsia dhe shtatzënia”, neurologët diskutuan për menaxhimin e sëmundjes NULL NULL 12.02.2024 12:09 12.02.2024 12:09 Kryetari i Shoqatës së Neurologëve, profesori, Afrim Blyta, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi dhe Kryetarja e Shoqatës Kundër Epilepsisë, profesoresha, Valbona Govori Përmes simpoziumit “Epilepsia dhe shtatzënia”, është shënuar Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë, me organizim të Shoqatës Kundër Epilepsisë së Kosovës, me mbështetjen e Shoqatës së Neurologjisë së Kosovës. Hapjen e këtij simpoziumi e bëri kryetari i Shoqatës së Neurologëve, profesori, Afrim Blyta i cili me këtë rast, tha se esenca e organizimit të Simpoziumeve të tilla është që të diskutohen arritjet e mëtutjeshme profesionale për profesionistët shëndetësorë. “Puna e mjekëve dhe profesionistëve shëndetësorë është një tregim që nuk përfundon, kurse esenca e organizimit të Simpoziumeve të tilla është që të diskutohen arritjet e mëtutjeshme profesionale për profesionistët shëndetësorë”, tha Blyta, përcjell Klankosova.tv. Ndërsa drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, tha se takime të tilla janë të mirëpritura pasi që mund të diskutohet dhe shkëmbehen përvojat lidhur me sëmundjen e Epilepsisë. “Takimet e tilla janë të mirëpritura ngase profesionistët e fushës kanë mundësinë të diskutojnë dhe shkëmbejnë përvojat e tyre nga fusha e Neurologjisë, në këtë rast për sëmundjen e Epilepsisë”, u shpreh Azizi. Kryetarja e Shoqatës Kundër Epilepsisë, profesoresha, Valbona Govori theksoi se këtë vit si temë boshte të diskutimeve kanë zgjedhur “Epilepsinë dhe Shtatëzaninë”. Në diskutimet e tyre, neurologë dhe profesionistë të tjerë mjekësor diskutuan për rastet e epilepsisë tek shtatzënat dhe menaxhimin e sëmundjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deda: Të gjitha bizneset ankohen se viti 2024 ka qenë viti më i rëndë që nga paslufta (VIDEO) 15/01/2025
Kosova Abdixhiku: Qeveria duhet të jetë partnere me bizneset, e jo t'i kërcënojë e kundërshtojë (VIDEO) 15/01/2025