Mbahet premiera e filmit të fundit të James Bond, “No Time To Die” në Londër

Mbahet premiera e filmit të fundit të James Bond, “No Time To Die” në Londër

NULL NULL
4 weeks më parë

Filmi i fundit i Daniel Craig si “James Bond” më në fund pati premierën e tij botërore në Londër, 18 muaj më vonë nga sa ishte planifikuar sepse u vonua nga pandemia.

“No Time To Die” është dalja e pestë e aktorit britanik si 007.

Duke folur për BBC në qilimin e kuq, ai tha se roli ishte tepër i rëndësishëm për kinemanë dhe historinë, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

“Pesha e tij ka qenë mbi supet e mia për një kohë”, ka thënë Craig.”Unë kam qenë tepër me fat,” shtoi ai.

Premiera e këtij filmi u mbajt në Londër, në tapetin e kuq të profilit më të lartë të kinemasë që nga fillimi i pandemisë, me një listë të ftuarish të përbërë nga fituesit e Oskarit dhe mbretërve britanikë.

Filmi në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar pritet të shfaqet të enjten.