Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, betohen amablistët dhe kryetari NULL NULL 03/12/2021 03/12/2021 Plotë me njerëz, disa nga të cilët rrinin edhe në këmbë dhe nën intonimin e himnit të Kosovës, filloi mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Rahovecit. Mbledhja në rend dite kishte dhënien e betimit nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Rahovecit dhe kryetarit, Smajl Latifi, njofton Klankosova.tv. I zgjedhuri në krye të Rahovecit, që gjithashtu udhëhoqi me këtë komunë katër vitet e kaluara, në fjalën e tij u zotua se do tu shërbejë qytetarëve me nder, përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie. “Ndër prioritetet tona kryesore do të vazhdojë të jetë bujqësia, pasuar nga ekonomia dhe përkrahja e prodhuesve, agroturizmi dhe kthimi i kushteve për punësim përmes industrisë së agropërpunimit.” Tutje Latifi deklaroi se janë të interesuar që përpjekjet dhe anagzihmet e tyre të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Rahovecit dhe të dalin faqebardhë përpara tyre. “Kultivimi i raporteve korrekte kolegiale, respektimi i mendimit ndryshe dhe përqafimi i propozimeve të dobishme, përbëjnë bazën e një demokracie funksionale. Bashkëpunimi i ekzekutivit komunal dhe me kuvendin e komunës, është ndër detyrat tona dhe nënkupton respekt për vetë qytetarët. Përbërja diverse e kuvendit është pasuria jonë e përbashkët dhe propozimet, idetë e pikëpamjet e kuvendarëve, do të ndikojnë në ruajtjen e balancit qeverisës dhe në suksesin tonë të përbashkët.” I pari i Rahovecit tha se do të punojnë shumë që këtë qytet ta shëndrrojnë në destinacion të preferuar për më shumë turist nga Kosova, por edhe nga bota.