Mbahet mbledhja e parë e grupit punues për anëtarësim në NATO NULL NULL 09.03.2022 22:17 09.03.2022 22:17 Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka treguar se sot ka kryesuar mbledhjen e parë të grupit punues për anëtarësim në NATO. “Sonte, unë kam kryesuar mbledhjen e parë të grupit të punës, të krijuar nga Qeveria e Kosovës për të rritur përpjekjet tona për anëtarësimin në NATO”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Twitter, transmeton Klankosova.tv. Tutje Gërvalla tha se pas agresionit rus, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes. “Pas sulmit të Putinit, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes në kontinentin tonë”, u shpreh ministrja. Qeveria sot ka themeluar grupin punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO. Ky grup në përbërje ka ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në cilësinë e kryesueses. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 59 minuta më parë