Mbahet Festivali i Mundjes së Deveve në Turqi, 160 deve luftojnë mes vete

Mbahet Festivali i Mundjes së Deveve në Turqi, 160 deve luftojnë mes vete

NULL NULL
4 months më parë

160 deve të veshura me shalë shumëngjyrëshe rrotulluan terrenin me pronarët e tyre dhe më pas luftuan ashpër mes vete, ndërsa mijëra njerëz brohoritnin teksa ndiqnin shfaqjen në Turqi.

Devetë morën pjesë në Festivalin e Mundjes së Devesë në Efes Selcuk, festivali më i madh dhe më prestigjioz i këtij lloji.

Vendi i mundjes është disa milje larg nga Efesi, vendi i rrënojave të lashta greke.

Lojërat zhvillohen gjatë sezonit të çiftëzimit të deveve, për shkak se meshkujt janë më agresivë gjatë kësaj kohe, veçanërisht kur u ndalohet çiftëzimi, andaj ata janë më të përgatitur për të luftuar.

Sistemi i rezultateve është i komplikuar për të huajt, por një deve që e detyron kundërshtarin të bërtasë, të ikë, të bjerë ose të shtyjë shalën e saj të qëndisur në tokë fiton.

Një ditë më parë, devetë u parakaluan në një spektakël bukurie, të zbukuruara me surrat me rruza shumëngjyrëshe, pëlhura, kambana dhe flamuj turq.

Federata për Kulturën e Devesë dhe Mundjen e Deveve thotë se nuk ka një datë të saktë se kur filloi tradita në Anadoll, por mendohet se daton në shekullin e 19-të mes grupeve nomade konkurruese.

Grupet e të drejtave të kafshëve thonë se mundja me deve duhet të ndalohet dhe se përbën abuzim.