23:35, 21 Korrik 2019

Në Teatrin Kombëtar është mbajtur ceremonia përmbyllëse e edicionit të 11-të të PriFest.

Brenda një jave, janë shfaqur mbi 70 filma të ndryshëm, prej tyre shtatë premiera botërore, pesë premiera ndërkombëtare, një premierë evropiane, 19 regjionale dhe 32 premiera kosovare, transmeton Klan Kosova.

Në këtë edicion kanë garuar artistë nga vende të ndryshme të botës si: Hong Kongu, Koreja e Jugut, Ekuadori, Shtetet e Bashkuara tw Amerikës si dhe shumë shtete të Europës dhe rajonit.

Juria e përbërë nga ekspertë të ndryshëm të industrisë së filmit ka vendosur për fituesit e programeve garuese të PriFest.

Programi garues i filmave Ballkanit – Kinemaja Mjaltë dhe Gjak

  1. Filmi më i mirë: ‘Streha mes reve’ nga regjisor Robert Budina/ Shqipëri-Romani
  2. Regjisori më i mirë: Mahmut Fazil Coskun, për filmin “The Announcement”/ Turqi-Bullgari
  3. Aktori më i mirë: Arben Bajraktari, nga filmi “Steha mes reve”, Shqipëri
  4. Aktorja më e mirë: Irena Cahani, nga filmi “Streha mes reve”/ Shqipëri

Programi garues i filmave evropianë

Filmi më i mirë: ‘Consequences’ nga regjisori Darko Stante/ Slloveni

Çmimi special i jurisë për aktorin Vladimir Mishukov, në fimin Elephants Can Play Football, nga regjisori Mikhail Segal/ Rusi

  1. Mirënjohje speciale / për Zoe nga filmi ‘The days to come’/ Spanjë

Programi Garues i filmave të metrazhit të mesëm

  1. Çmimi për filmin më të mirë: ‘Let’s the death be alive’, nga regjisori Uriel Jaouen Zrehen/ Francë

Programi Garues i filmave dokumentar

  1. Dokumentari më i mirë: ‘Blue Breath’ nga regjisori Rodrigo Areias/ Portugali-Finlandë-Francë
  2. Mirënjohje speciale: Filmi ‘Miel Emile’ nga Peter Von Houten/ Holandë

Programi garues i filmave studentorë

  1. Çmimi për filmin më të mirë: ‘Colour Cage’ nga Daniel Reascos/ Ekuador

Çmimi FIPRESCI e fitoi filmi “The Announcement” nga regjisori Mahmut Fazil, i cili ishte pjesë e programit garues të filmave të Ballkanit.

Juria e mediave çmimin e dedikoi për filmin “The days to come”, nga Calos Marques Marcet, Spanjë, i cili ishte në garë në programin e filmave evropianë.

Ndërsa, Juria e pavarur e studentëve, çmimin e dhanë për filmin “Let’s the death be Alive”, nga regjisori Uriel Jaouen Zrehen, i cili ishte në garën e programit të filmave të metrazhit të mesëm.

E filmi më i votuar nga publiku i dedikohet filmit shqiptar “Pranverë e Paharuar në Fshatin e Harruar”, me regji nga Kushtrim Bekteshi/ Maqedoni.

Çmimin për programin Green Film Project, i cili është program me karakter garues me temë mbrojtjen e mjedisit, ku këtë vit do të ishte me fokus të veҫantë cilësinë e ajrit, e fiton filmi “Nature”, nga Beatrice Shabanaj dhe Verona Berisha.

Gara tradicionale e projekteve ‘Best Pitch’ ka projektet fituese. Këtë vit fitues të Best Pitch janë:

Çmimi i post-produksionit në vlerë prej 50,000 euro (në shërbime post-produksioni), dhënë nga kompania: ‘IN MY COUNTRY Production’ nga Kosova, i është dhënë projektit GULIZAR, nga regjisorja Belkis Bayrak.

Çmimi për Audio-post produksion (foleys) në vlerën prej 10.000 euro në shërbime, dhënë nga kompania: ‘AUDIOHAUS’ nga Maqedonia, i është dhuruar projektit AISHA nga Hanis Bagashov.

Çmimi monetar tradicional për ‘Best Pitch’ në vlerën prej 1.500 euro, që ndahet nga PriFest, e fiton projekti “My Brother”, nga Yulian Malaj dhe Harris Davas.

Ndërsa, mirënjohjet për arritje jetësore në kinematografi ju dhanë aktorëve Melihate Qena dhe Selman Lokaj.

Gjithashtu në ceremoninë e hapjes së PriFest11, çmimi për arritje ndërkombëtare vjetore të kinastit kosovar iu dha aktorit Kushtrim Hoxha.

Këtë vit, anëtaret e jurisë së PriFest 11 ishin: Karin Dix, Daniel Mulloy dhe Eponine Momenceau (Juria e Programit Garues të Ballkanit-Mjaltë dhe Gjak), Claudia Landberger, Armond Morina dhe Vladimir Anastasov (Juria e Programit Garues Evropian), Dieter Ëeiczorek, Barbara Glebicka Giza dhe Steven Yates (Juria Fipresci), Raymond va nder Kaaji, Kushtrim Krasniqi dhe Petar Protic (Juria e Programir të Metrazhit të Mesëm), Barbara De Lorey, Lulzim Zeqja dhe Chris Belloni (Juria e Programit Dokumentar), Adriatik Kelmendi, Rabije Kryeziu dhe Arbër Selmani (Juria e Mediave), Myra Appannah, Fabio Tucci dhe Besmir Bitraku (Juria e Programit Garues të Filmave Studentorë), Dora Xhemajli, Armend Ballazhi dhe Elena Tafa (Juria e Pavarur e Studentëve).

klankosova.tv

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë