Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së Forcave Tokësore të FSK-së (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së Forcave Tokësore të FSK-së (FOTO)

NULL NULL
15/03/2018

Sot në kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, në Prishtinë, është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të Komandës së Forcave Tokësore.

Kjo ceremoni ka filluar me parakalimin e flamurtarëve dhe intonimin e himnit shtetëror të Republikës së Kosovës, njofton Ministria e FSK-së, përcjell Klan Kosova.

Aty u lexua  dekret-ligjit i presidentit, Hashim Thaçi, për emërimin e gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandant i Komandës së Forcave Tokësore dhe zëvendës komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“FSK-ja është institucioni më i besueshëm në Kosovë, dhe kjo është një arritje e madhe falë angazhimit dhe përkushtimit tuaj. Një institucion profesional sikurse është FSK-ja, është fytyra e Kosovës së re, është shembulli se si të rinjtë e të rejat e duan vendin e vet dhe duan t’i shërbejnë Kosovës”, ka thënë zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani.
”Nëse ëndrra e gjeneratave të tëra ka qenë Liria dhe shteti i Kosovës, ëndrra që po e jetojmë sot është që flamuri i Kosovës të jetë bashkë me të NATO-s, në kontributin për sigurinë kudo nëpër botë”.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka thënë “Për mua si komandanti i FSK-së, është nder dhe privilegj që këtu së bashku me të gjithë ju të shënojmë këtë ditë të veçantë të ndërrimit të komandës ndërmjet dy gjeneralëve, gjeneral majorit Gëzim Hazrollit dhe gjeneral brigade Enver Cikaqit”.

“FSK-ja gjatë viteve që lamë pas ka ndërtuar dhe zhvilluar kapacitetet e veta duke bërë tranzacionin nga konsumues në prodhues të sigurisë. Ne vazhdojmë të ofrojmë gatishmërinë tonë që me këto kapacitete të kontribuojmë në ngritjen e stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë. Edhe këtë vit FSK-ja është vlerësuar si institucioni më i besueshëm në vend. Këtë besim të qytetarëve e kemi arritur falë angazhimit dhe përkushtimit profesional duke qenë gjithmonë afër me qytetarët dhe duke iu afruar atyre një ambient të sigurt. Kemi arritur shumë suksese, mirëpo kemi ende punë për të bërë”.

“Ne presin shumë sfida në të ardhmen, prandaj duhet të përgatitemi që ato t’i tejkalojmë përmes zgjidhjeve kreative dhe në të mirë të institucionit”.

Gjatë fjalës së tij gjeneral majori Gëzim Hazrolli, tha ndër të tjera se “zhvillimi i deritashëm i FSK-së, ka ardhur si rezultat i angazhimit të përbashkët i të gjithë neve Për të gjitha të arriturat duhet t’u jemi mirënjohës të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, KFOR-it, NALT-it, Gardës Kombëtare të Ajovës dhe partnerëve tanë strategjikë. Ne duhet të ndihemi mirë me të arriturat, por nuk guxojmë që të vetëkënaqemi dhe ta anashkalojmë rrugëtimin e nisur, për ta bërë realitet dhe krenar çdo qytetar të vendit tonë me FSK-në sot, dhe besoj nesër me Forcat e  Armatosura”.